Anglia i dha lamtumirën sulmuesit Wayne Rooney, i cili luajti rreth 35 minuta në miqësoren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në atë që ishte ndeshja e tij e 120 me fanellën e “Tre luanëve”.
Sulmuesi debutoi me fanellën e Anglisë në vitin 2003 dhe pas 15 vitesh, vendosi të luajë ndeshjen e lamtumirës në mitikun “Wembley”, ndërsa u bë lojtari i dytë me më shumë ndeshje në përfaqësuese.
Për kronikë, Anglia mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultatin e pastër 3-0, falë golave të shënuar nga Lingard, Alexander-Arnold dhe Wilson.
https://youtu.be/zFVEMMfvPoA
Në një tjetër miqësore interesante mbrëmjen e sotme, Gjermania mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Rusinë, në “Red Bull Arena” të Leipzigut.
https://youtu.be/U99UNVlBVHM
Përfaqësuesja e drejtuar nga Low vinte pas dy humbjeve radhazi në Ligën e Kombeve dhe sot dha shenja ringritjeje, duke dominuar totalisht përballjen ndaj rusëve.
Sane, Sule dhe Gnabry ishin ata që shënuan për Gjermaninë, e cila zgjidhi takimin e sotëm brenda 45 minutave të para të sfidës.
Here are all today’s goals:
NationsLeague:
🇭🇷 Croatia 3-2 🇪🇸 Spain
🇧🇪 Belgium 2-0 🇮🇸 IcelandFriendly matches:
🇩🇪 Germany 3-0 🇷🇺 Russia
🏴 England 3-0 🇺🇸 USAFollow our main account @goalstv3
#CROESP #ENGUSA #GERRUS #BELISL #NationsLeague
pic.twitter.com/zPGAO9cACm— go (@via_goalsv3) November 16, 2018