Ballina Top Lajm Arratisja e Gruevskit, Vangjeli: Ish-kryeministri kaloi në këmbë kufirin (VIDEO)

Arratisja e Gruevskit, Vangjeli: Ish-kryeministri kaloi në këmbë kufirin (VIDEO)

Gazetari Lorenc Vangjeli, të enjten, deklaroi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar në këmbë kufirin nga Shqipëria. Vangjeli u shpreh se Gruevski i shoqëruar edhe nga persona të tjerë me shumë gjasa ka kaluar në këmbë kufirin dhe fjala është për në zonën e Prespës.

Vangjeli: Gruevski ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe nuk është paraqitur në asnjë nga pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë. Dyshimet janë se ai ka kaluar në zonën e Prespës dhe i shoqëruar nga besnikët e tij. Ka kaluar në këmbë. Ai ka kaluar si emigrant i zakonshëm në këmbë në zonën e Prespës, kryesisht në pjesën e minoritarëve maqedonas. Atje në zonën e Pustecit, disa personazhe të zonës, e kanë shoqëruar me makinë dhe ka kaluar një natë në Ambasadën Hungareze. Pasi ishte ideuar plani i arratisjes së tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews