Lideri i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel deklaroi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka depërtuar deri në Hungari nën përcjelljen dhe sigurimin e çetnikëve.
“Lajmi më i ri është se vëllai jonë Nikolla Gruevski përmes Serbisë shkoi tek vëllezërit tanë në Hungari. Në këtë mënyrë ai shpëtoi nga burgu dhe qeveria tradhtare e drejtuar nga Zaev, u shpreh Sheshel, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Ai tha se në kufirin serb e kanë pritur çetnikët serb dhe prej aty në ora 5 ka kaluar për në Hugari. Ai thotë se janë të rreme lajmet se ai ka ikur nga Shqipëria. (INA)