Para Gjykatës Penale vetura e kreut të PDSH-së, e parkuar në korsinë e kalimit, mbetet e pa lëvizur nga shërbimi i karrotrecit.
Menduh Thaçi është në pritje të seancës gjyqësore të rastit “Titanik 2”, e cila po vonohet prej një ore si pasojë e mos arritjes së të akuzuarit tjetër Sasho Mijallkov nga burgu i Shutkës.
Gjykata ende nuk ka procesuar dokumentet nga shqiptimi i paraburgimit të ri prej 30 ditësë për ish shefin e DSK-së për rastin “Perandoria”, pas heqjes së masës së paraburgimit të shtunën mbrëma për rastin “Fortesa” i cili ishte veç më prapa grilave.