Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka thënë se Uashingtoni do të pezullojë detyrimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore të INF-së, firmosur më 1987 brenda 60 ditëve, nëse Rusia nuk do të “pajtohet me zbatimin e rregullave të përcaktuar qartë në traktat”.
Duke folur për ministrat e jashtëm të NATO-s të martën, Pompeo tha se SHBA ishte e gatshme të fillonte procesin e largimit nga traktati, duke cituar shkeljet e supozuara ruse.
“Në dritën e këtyre fakteve, sot Amerika do të njoftojë se e gjen Rusinë në kundërshtim me traktatin dhe ne do të tërhiqemi nga traktati brenda 60 ditëve nëse Rusia nuk përmbush kriteret”, tha ai.
Pompeo pohoi se shkeljet ruse përshtaten me një “model më të madh të paligjshmërisë” dhe se Moska duhet të kthehet në “pajtueshmëri të plotë dhe të verifikueshme”. Sekretari i Shtetit tha se SHBA po “mbështet sundimin e ligjit” dhe është detyruar nga angazhimet e saj ndërkombëtare.
“Kur ne vendosim angazhimet tona, ne pranojmë të jemi të detyruar nga ato. Ne presim të njëjtën gjë nga homologët tanë të traktateve kudo – dhe ato do të jenë përgjegjës kur me fjalët e tyre tregohen të pasigurtë”, tha Pompeo.
Më parë, një treshe e senatorëve amerikanë e kishte kritikuar vullnetin e Trump që të largohej nga traktati, duke thënë se lëvizja nuk kishte “parashikim strategjik” dhe mund të prekte edhe traktatet e kontrollit të armëve, përfshirë Traktatin Strategjik të Reduktimit të Armëve (START).
SHBA ka pohuar në mënyrë të përsëritur se Rusia ka shkelur traktatin 30-vjeçar të reduktimit të armëve me rreze të mesme, duke thënë se ka ndërtuar raketa të ndaluara sipas kushteve të saj. Moska i është kthyer akuzave të SHBA, duke argumentuar se bazat amerikane në Evropën Lindore nuk janë mbrojtëse, por ofenduese dhe mund të përdoren potencialisht për të sulmuar Rusinë.
Ndërkohë, sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri jehonë deklaratës së Pompeos, duke thënë se anëtarët e NATO-s kishin arritur në përfundimin se Rusia ishte në kundërshtim me traktatin dhe kjo “përbën një kërcënim” ndaj aleatëve të saj.
Stoltenberg tha se “uniteti” i NATO-s në këtë çështje tregon “forcën” e aleancës ushtarake dhe dërgon një mesazh shumë të qartë se kush është përgjegjës për shkeljet”.