Nëse traktati mbi raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF) nuk do të ekzistojë më, atëherë Rusia mund të instalojë raketat në Kubë ose në ndonjë vend tjetër të Amerikës Latine, theksoi një ekspert ushtarak rus, në një intervistë të dhënë për agjencinë ruse të lajmeve, Interfax, raporton ata. “Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pak mundësi për të ruajtur marrëveshjen mbi raketat, INF”, shkruan agjencia ruse duke cituar ekspertin.
“Është e nevojshme të synohet territori i tyre (i amerikanëve – shën. i përkth.) jo vetëm me raketa interkontinentale, por edhe ato me reze të mesme veprimi’’, pohon për agjencinë e lajmeve, ish-shefi i departamentit për bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes, gjenerali Leonid Ivashov. ‘’Nëse marrëveshja mbi raketat, INF, nuk do të vazhdojë, atëherë Moska mund të bëjë një hap përpara duke kërkuar një marrëveshje me vendet e Europës. Duhet të arrijmë një marrëveshje me Europën për një siguri europiane’’, shtoi Ivashov.
‘’Para se të vendosim mirë për këtë marrëveshje duhet të thirret një grup pune Rusi-SHBA i cili mund të diskutojë mbi aktualitetet dhe kundështitë mes palëve, megjithatë ka pak mundësi që këto bisedime të kenë sukses’’, shtoi eksperti.