Kryeministri Rama zhvilloi sot pasdite një takim jo zyrtar me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan ne Pallatin Beylerbeyi në Stamboll.
Vizita është pasqyruar edhe faqen zyrtare të presidencës turke, por nuk jepet asnjë informacion rreth diskutimeve mes tyre.
“Presidenti Ergodan priti në zyrën e tij kryeministrin shqiptar, Edi Rama”, thuhet në njoftimin e shkurtër, i cili shoqërohet me disa foto dhe një video të shkurtër ku pozojnë së bashku.
Të paqarta janë arsyet pse nuk është dhënë asnjë informacion nga kryeministrit, ne nje kohe që prej ditësh kryeqyteti është përfshirë nga protestat e banorëve të ‘Unazës së Re’ dhe studentëve.
Është përfolur po ashtu edhe për largimin e kompanive turke nga financimi i aeroportit të Vlorës dhe për ‘zhdukjen’ e avionëve të ‘Air Albania’.
https://youtu.be/So8JR6o0z6E