Pedagogu Arlind Qori e sheh ftesën e Ramës drejtuar studentëve për dialog si një mënyrë për të fituar kohë.
I ftuar në Ora News, ai tha se Kryeministri është shkatërrimtari kryesor i arsimit me ligjin për arsimin e lartë.
Qori: Shkatërrimtari kryesor i arsimit në Shqipëri është Edi Rama, Edi Rama dhe PS asokohe në koalicion me LSI kanë miratuar ligjin për arsimin e lartë që është strumbullari i të gjitha këtyre gjërave që protestojnë studentët tanë. Rama, qeveria dhe PS, tani fërkojnë duart se marrëzia apo grykësia e këtyre partive të opozitës formale prodhojnë përçarje të tilla në protestë. Rama sot ka dashur të manipulojë opinionin publik, ka dashur të fitojë kohë. Ai mendon dhe shpreson se protesta do të përçahet dhe nuk do ketë masivitet. Prandaj do të kalojë lumin. Por ne mendojmë se pavarësisht gjithçkaje protesta do të vijiojë dhe intensifikohet sidomos kur të martën të vijnë mijëra e mijëra studentë nga rrethet. Protesta do të marrë ato përmasa që si ka pasur më parë.Edi Rama e di këtë gjë, do të fitojë kohë, kërkon negociatorë, kërkon njerëz për ti manipuluar.
Për Qorin, nuk ka kush negocion sakohë protesta është një lloj demokracie e drejtëpërdrejtë dhe e pa përfaqësuar.
Qori: Mund të jetë gjithë kohës kështu. Kjo është demokraci direkte. Janë vendosur ca kërkesa, qeveria është vënë me shpatulla pas murit. Rëndësi ka që qeveria të dorëzohet totalisht.
Duke komentuar deklaratën e Ramës, se po të donte do të shuante protestën me një manovër politike, Qori shprehet:
Qori: Edi Ramës i gënjen mendja se mund të pushojë protestën. Edi Rama nuk është pa mëkate, ai dhe qeverisja e tij janë vetëm me mëkate dhe jo vetëm në arsimin e lartë. Korrupsioni universitar, ata përmes ligjit të arsimit të lartë dhe marrëdhënieve klienteliste me uiniversitetet publike e kanë përforcuar.Këta janë qeveria që kanë bërë një ligj ku paratë e popullit do tu shkojnë pronarëve të universiteteve private dhe kjo nuk duhet harruar.
E ndërsa protesta do të vijojë dhe nesër, Marka dhe Qori bëjnë thirrje për sa më shumë pjesmarrje dhe të shmangen episodet e dhunës.
Marka: Thirrja ime që është të martën studentët të marrin dhe nga një shok, nga 15 mijë të bëhemi 30 mijë dhe ti japim qeverisë atë meriton për këto kërkesa.
Qori: Edhe nesër aktivistët tanë do të jenë në protestë. Por parashikojmë që të martën do të jetë diçka gjigante.
Madje Marka shton dhe më tej kur kërkon një rizgjim të shoqërisë për të kuptuar rëndësinë e madhështisë së kësaj proteste që sipas tij përsëritet me cikle.
Marka: Sa më thumë thirrje për mospërçarje dhe kundër dhunës!Ky rast nuk ka për të ardhur shpejt nëse e lëmë të shuhet. Ndodhin me cikle, kanë kaluar 5 vjet nga protesta për armët kimike. Është ngjarje e jashtëzakonshme për shoqërinë shqiptare.Të vinë dhe prindërit jo vetëm studentët. Nuk duhet ta humbasin këtë rast për të dhënë një mesazh për qeveritë që kur të bëjnë çdo lloj ligji ta mendojnë mirë se çfarë shkruajnë dhe arroganca të jetë gjëja e fundit që tu shkojë në mendje.
Qori: Akoma nuk e besoj madhështinë e kësaj që po ndodh, kjo na bën të shpresojmë dhe të përpiqemi që gjithçka të shkojë në rrugën e duhur.