Ballina Aktualitet Lajme Stomatologët, farmacistët dhe mjekët reagojnë ndaj Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë

Stomatologët, farmacistët dhe mjekët reagojnë ndaj Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë

Oda e dentistëve, farmacistëve dhe mjekëve kanë reaguar për kushtet nga Fondi për Sigurim Shëndetësore, që deri të shtunën të gjithë infermierët dhe farmacistët të blejnë çertifikatë digjitale në mënyrë që ata të mund të lidhin kontrata të reja gjashtëmujore me qëllim që të marrin para nga thesari i shtetit. Rreth 4.000 mjekë dhe farmacistë janë revoltuar për shkak të afateve afatshkurtër për blerjen e të ashtuquajturave tokeni për të zëvendësuar kartat elektronike për lajmërimin dhe ç’lajmërimin e pacientëve, nënshkrimin e faturave, kërkesave dhe shërbimeve të tjera nga FSSHM, njofton televizioni “Sitel”.

“Ne besojmë se afati i imponuar është absolutisht i papranueshëm sepse blerja, instalimi dhe aktivizimi i certifikatës kërkon kohë që është shumë e shkurtër për të gjitha institucionet shëndetësore private”, thuhet në reagimin e përbashkët të tria Odave.

Nga Fondi nuk japin përgjigje pse farmacistët dhe mjekët deri të shtunën duhet t’i plotësojnë këto kërkesat teknike./Telegrafi/