Ballina Aktualitet Lajme Keqpërdorimet nuk janë bërë në kohën time

Keqpërdorimet nuk janë bërë në kohën time

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, ka reaguar në lidhje me hetimet që ndaj tij po bën Policia Financiare, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton gazeta KOHA. Sipas tij, akuzat të cilat u publikuan ditë më parë janë nga koha kur dikush tjetër ka udhëhequr me këtë ministri. Në qeverisjen time, ka thënë Fazliu, ky rast është mbyllur para një viti.
“Urdhërova të punësuarit dhe të akuzuarit në këtë rast, që ti kthejnë fondet të cilat i kanë marrur dhe tashmë janë kthyer.

Publikimi i këtij rasti, në këto momente dhe tendencat për të më njollosur mua nga ana e Policisë Financiarë theksoj se janë në adresë të gabuar. Apeloj deri tek te gjitha organet kompetente, institucionet relevante dhe policia financiare të merren seriozisht me hetimin, dokumentimin e abuzimeve në të gjitha segmentet e shtetit, pa sakrifikuar asnjë individ ose grupe të organizuar të krimit”, tha për Tv21 ministri Fazliu. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews