Ballina Aktualitet Lajme MIJALLKOV OFRON 1 MILION EURO GARANCI SE NUK DO TË ARRATISET!

MIJALLKOV OFRON 1 MILION EURO GARANCI SE NUK DO TË ARRATISET!

Sasho Mijallkov ka ofruar 1 milion euro si garancion në mënyrë që të del nga paraburgimi. Siç shkruan Telma, oferta tani është në duart e gjykatëses së procedurës paraprake, transmeton SHENJA. Që të del nga paraburgimi ai ka ofruar tre prona të patundshme, vlera e të cilëve vlerësohet të jetë 1.092.000 euro.
Nga mbrojtja kanë konfirmuar se kanë dhënë garancione se nuk do të arratiset, por nuk zbulojnë se çfarë prone është ofruar dhe nëse ajo është në pronësi të Mijallkovit apo e miqve të tij.
Vendimi pritet të merret në ditët në vijim.
Mijallkov është në Shutkë nga 20 nëntori.