Sheshet e Prishtinës janë mbushur me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ata u vendosën në shenjë falënderimi për këtë shtet, i cili Kosovës, përmes programit Kompakt në kuadër të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, do t’i jap miliona dollarë.
Por, qytetarët, këtë po e shohin edhe si respekt ndaj SHBA-së, e cila po mbështet krijimin e ushtrisë së Kosovës.