Një anëtar i kontingjentit hungarez të KFOR-it ju tregoi gishtin e mesëm gazetarëve serbë në Leposaviq.
Sipas mediave serbe me këtë gjest ushtari tregoi qëndrimin e KFOR-it ndaj serbëve dhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.
“Mendon se dikush do ta dënojë atë? Sigurohuni që jo. Ata sillen këtu si dëshirojnë, ata ndihen ketu sikur të ishin në kampin e tyre”, thotë Milutin Vasic nga Leposaviqi.