Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar Kosovën për themelimin e Ushtrisë.
Njëkohësisht, ai ka kërkuar falje për zgjatjen e kësaj procedure, pasi mbi 70 për qind e amendamenteve ai tha se kanë qenë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, më meritorët për këtë janë dëshmorët dhe martirët që kanë rënë në luftë.
“Ju kërkoj falje që zgjati kjo procedurë. Mbi 70 amendamente ka qenë të Lëvizjes Vetëvendosje, andaj zgjati aq shumë. Është fitore jo vetëm e Kosovës, pro e secilit qytetar të vendit tonë. Kemi vuajtur shumë. Kemi pasur shumë sakrifica deri në bërje të shtetit tonë me Ushtri, andaj urime të gjtihëve. Më meritorët janë dëshmorët e martirët që s’janë më. Ne duhet ta konfirmojmë pavarësinë e shtetit tonë”, tha Kurti.