Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka ndarë një dedikim special pas themeilit të Ushtrisë së Kosovës.
”Nderime atdheut”, është mesazhi që ka ndarë përmes facebook, ambasadorja Çitaku të cilin e ka shoqëruar edhe me një fotografi në të cilën figuron mesazhi që la sot nga Kuvendi i Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli ”Prej sot Gatitu”, njofton Klan Kosova.
Veç saj nga Washingtoni ambasadorja e Kosovës këtë ditë e ka përcjellur duke ndarë vazhdimisht mesazhe për ndjekësit e saj në facebook.