Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut 27 Prilli, publikohen mesazhet e koordinimit të deputetëve të VMRO-së (Video)

27 Prilli, publikohen mesazhet e koordinimit të deputetëve të VMRO-së (Video)

“Organizoni njerëz sa të mundeni dhe nisni për në Shkup me vetura”. Këtë sms porosi, personi i regjistruar si “Sekretari Kërste” më 5 prill të vitit të kaluar ia kishte dërguar deputetit Lube Arnaudov. Kjo është vetëm njëra nga sms porositë e shumta që u shpalosën në seancën e sotme, për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, si argumente shtesë për Prokurorinë për Krim të Organizuar.

Natën e 26 prillit, personi i memoruar në telefon si “Patale”, i ka shkruajtur deputetit të VMRO-së Johan Tarçullovskit se ditën e nesërme duhet të vijnë gjithë bashkëfshtarët e tij nga Lubanci, ndërsa nëse nuk vijnë të mos ju kërkojnë pastaj asgjë”.

SMS porosi Patele – Tarçullovski

“Duhet të mobilizohen të gjithë banorët e Lubancit, që të jenë pjesëmarrës në ditën e 60-të të protestës “Për Maqedoni të përbashkët”. Në qoftë se nuk vijnë, atëherë të mos kërkojnë asgjë më nga ne”.

Kështu, më 27 prill, kanë qenë të ftuar 100 persona vetëm nga Lubanci.

Në grupin e formuar në Viber, të emëruar si “Deputetët”, Vllatko Gjorçevi i informon ata se në Kuvend janë të pranishëm gjithë deputetët e LSDM-së. Më tej deputeti Ilija Dimovski i këshillon kolegët se çfarë të bëjnë.

Ilija Dimovski, deputet i VMRO – së

“Shkoni uluni të gjithë në sallë”.

Pas çka kolegët e tij tregojnë se situata ka filluar të dal jashtë kontrolit dhe e pyesin atë se nga mund të dalin prej salle.

Në një grup tjetër poashtu në Viber, Tarçullovski më datë 24, gjegjësisht tre ditë para ngjarjeve të dhunshme shkruan:

Johan Tarçullovski, deputet

“Tre grupe paraluftarake të VMRO – DPMNE-së qenkan para Kuvendit. Plani për likfidim ju paska dështuar”.

Për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, janë të akuzuar gjithsej 33 perona, nga të cilët 31 për persona për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Më parë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Sasko Markovski, procedura për të ishte ndarë. Emine Ismaili /SHENJA/

https://youtu.be/LSJlq2SEGew