Presidenti Hashim Thaçi në një prononcim ka theksuar se shtetet e botës nuk kanë çka t’i frikësohen themelimit të Ushtrisë së Kosovës, por duhet ta mbështesin Republikën të përfaqësohet me një ulëse Kombeve të Bashkuara (OKB).
Ditë vikendi por Presidenti Thaçi, zgjedhë të lëshojë një tweet diplomatik lidhur me “Seancën e Jashtëzakomnshme’, të thirrur nga Këshilli i Sigurimit (KS) të OKB’së, me iniciativën e Rusisë, e cila i del në ndihmë aleatës saj në Balkanin Perëndimorë, Serbisë.
“Nesër do të flas në takimin urgjent të thirrur nga OKB’ja për Kosovën. Të thuhet e vërteta, transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës nuk është arsye për t’u frikësuar, por për të festuar, siç edhe konfirmon përkushtimi i Kosovës ndaj institucioneve multietnike. Fokusi tani është në dialog, për të siguruar ulësen e Kosovës në OKB”, ka nënvizuar Thaçi, transmeton gazeta Metro.
Nesër do të mbahet ‘seanca e jashtëzakonshme’ e KS në të cilën pretendohet se po shkilet Rezoluta 1244 e OKB’së, e cila nuk parasheh ndonjë forcë të armatosur përpos atyre paqëruajtëse të KFOR’it.
Tomorrow speaking at @UN SC in an emergency meeting called on #Kosovo. Truth be told, transformation of #KosovoSecurityForce is not a reason to fear but to celebrate as it confirms #Kosovo’s dedication to multiethnic institutions. Focus is now on dialogue – for #Kosovo’s UN seat.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) December 16, 2018
- Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – 22.11.2024
- Dënim me vdekje për gruan tajlandeze të akuzuar për vrasjen e 14 personave me cianid
- Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, por Shqipëria rrezikohet nga analfabetizmi
- Itali, shqiptari kapet me 2 kg kokainë
- Kërcënoi të moshuarin dhe i grabiti 14 mijë euro, përfundon në pranga shqiptari në Itali