Ishte muaji qershor i vitit 2000 kur Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ishte për vizitë disa ditore në Tetovë. Sipas fotografive që mund të shihni në vazhdim, Erdogan ka vizituar hapësirat e UT-së dhe ka pasur takim me ish- rektorin, të ndjerin Fadil Sulejmanin.
Gjatë vizitës së tij të fundit që ia bëri Tetovës me 30.09.2011, Erdogan shpjegoi se 11 vite më parë (d.m.th. në vitin 2000) ka qenë në Tetovë pas daljes së tij nga burgu dhe se nga ajo periudhë ai ka pasur përparime në karrierën e tij politike me formimin e partisë së tij.
Gjatë asaj vizite të Erdoganit në Tetovë, ai është shoqëruar nga Qenan Mazllami, madje edhe ka bujtur në shtëpinë e tij, që në atë kohë vepronte politikisht si kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik – Rruga e Vërtetë (PAD). Miqësia e tyre vazhdon edhe sot e kësaj dite. Mazllami ishte i ftuar special nga maqedonia në përurimin e sivjetëm të Presidentit të Turqisë.Gjithashtu, në drekën solemne që ishte përgatitur për të ftuarit special dhe liderët e vendeve të ndryshme, pjesëmarrës ishte edhe z. Mazllami.
https://youtu.be/c2K7HdZs83g