Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Ligji u mbështet edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse amendamenti i tyre për amnisti të përgjithshme nuk u pranua. Ligji nuk u mbështet nga Aleanca për Shqiptarët, pesë debutetët e Lëvizjes Besa dhe deputeti i PLD-së, Goran Milevski. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela miratimin e Ligjit për Amnisti e cilësoi si vrasje të dytë ndërsa ata që e mbështetën i quajti keqbërës.
Deputetët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, gjithashtu refuzuan të marrin pjesë edhe në punën e trupit që përgatiti këtë propozim ligj, pasi sipas tyre ata janë kundër përzierjes të politikës në punën e gjygjësorit dhe drejtësisë. Ata kanë bojkotuar seancën e votimit të ligjit për amnistinë e 27 prillit.
- The Independent: Shqipëri-Serbi, më shumë se një ndeshje futbolli
- Ndahet papritur nga jeta diplomati Ilir Shqina, ish-burri i Grida Dumës
- Kroacia do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, paga do të jetë 1100 euro në muaj
- Sfida me kuqezinjtë, trajneri dhe kapiteni i Serbisë: Nëse duam të fitojmë në “Air Albania” duhet të luajmë shumë mirë, Shqipëria ka ekip të fortë
- Plakja e popullsisë, Kosova në krizë/ Eksperti: Të rinjtë po ikin, institucionet s’kanë vullnet të gjejnë zgjidhje
@tetovanews
@tn.lajmelokale