Ballina Aktualitet Kosovë Të rejat nga Serbia kalojnë natën me shqiptarë dhe me ushtarë të...

Të rejat nga Serbia kalojnë natën me shqiptarë dhe me ushtarë të KFOR-it

Portali serb telegraf.rs sjell një shkrim sipas të cilit vajzat nga Serbia, kryesisht nga Nishi por edhe Kurshumlia, u ofrojnë shërbime djemve shqiptarë të Kosovës dhe me ushtarëve të KFOR-it.

Nuk tregohen lokacionet e Kosovës ku e shesin trupin ato, por thuhet se me angazhim të shoferëve nga Serbia ato dërgohen deri te kufiri në Merdare prej nga ato pastaj vazhdojnë rrugën këmbë për në Kosovë.

Pasi e kalojnë kufirin, ato i presin vetura të tjera dhe i dërgojnë në vendin e goditur. Në mëngjes vozitja është kundërt.

Ato thonë se në Kosovë shkojnë për t’u argëtuar, por në rrethinën e tyre të gjithë flasin hapur se ato në Kosovë shkojnë për prostitucion.