Një 26 vjeçar shqiptar banues në Nichelino, gjeti vdekjen në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Itali. Aksidenti ndodhi në rrugën provinciale 222 në Castellamonte.
Djali ishte në bordin e një mjeti Citroen C3 së bashku me një vajzë 28-vjeçare rumune.
Pak përpara kryqëzimit për në Bairo u përplas me një “Fiat Idea” që po vinte në drejtimin e kundërt. Djali vdiq në cast, shkruan ora, përcjell albinfo.ch
Vajza rumune u dërgua me urgjencë në spitalin Giovanni Bosco, ku ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
Në makinën tjetër ishte një kuzhinier që jeton në Samone. Ai u transportua për në spital pas plagëve të marra.
Dinamika e aksidentit po shqyrtohet nga karabinierët.