Tetova dhe Kabuli janë krejtësisht të ndryshëm nëse krahasohen zonat urbane dhe mjedisi, por e përbashkët për të dy qytetet është ndotja e ajrit, thotë Vladimir Mishevski nga Tetova, i cili tre vjet ka punuar në Avganistan, transmeton Tetova News.
Ende mëdyshem nëse Tetova apo Kabuli është më i ndotur, shkruan 29-vjeçari Vladimir Mishevski në profilin e tij në Facebook, i cili tre vjet punoi dhe jetoi në kryeqytetin e Afganistanit, i revoltuar se nga ajri i ndotur nuk mund të marrë frymë në vendlindjen e tij.
“Kabuli ka 6 deri në 8 milionë banorë, kanalizim atmosferik nuk ka, 6-8 milionë banorët e tij jetojnë pa kanalizim atmosferik. Qyteti është i rrethuar me male të zhveshura. Afganistani është shkrtëtirë, 40 vjet luftë. Niveli i arsimimit është zero, nuk ka kurrfarë edukimi. Ajri është i ndotur për shkak të varfërisë. Ata në janar, kur është shumë ftohtë. i ndezin sobat me çka të mundin. Gomat janë gjëja më e lehtë që përdoren për ngrohje. Ata djegin gjithçka vetëm të ngrohen”, sqaron Vladimiri.
Kabul Edhe pse janë dy vende plotësisht të ndryshëm, ajri i ndotur është karaketristika e përbashkët e të dy qyteteve. Kur bëhet mjegull e smog në Tetovë edhe në Kabul nuk mund të marrësh frymë, thotë tetovari. “Kabuli në janar është mjegull para teje, nuk merret frymë, kundërrmon. Nuk shihet asgjë, pothuajse si në Tetovë. Tani mund t`i bësh krahasimet, atje ke nivelin e arsimimit zero, 6-8 milionë banorë, male të thata pa asnjë dru, kurse Tetova ka përreth male me dru e gjelbërim. Niveli i arsimimit shumë larg prej tyre, përsëri ajri i ndotur., potencon ai.
Kushtet meteorlogjike janë të ngjashme edhe pse ka një dallim në lartësinë mbidetare. Tetova është në lartësi mbidetare 400 -600, ndërsa Kabuli në lartësinë mbidetare 1700, ose siç është pjesa e Kodrës së Diellit.
“Klima në Kabul është e ngjashme dhe kanë mot të ngjahsëm. Kabuli është në lartësi mbidetare 1700 metra, megjithatë dimri është dimër. Temperatura shkon deri në -15, -10, kurse gjatë verës mbi +40.” Përveç që ndodhet në vendet e para për ajrin e ndotur, Tetova ballafaqohet edhe me pasoja të mëdha- vdekshmërinë e lartë Një studim shkencor thotë se nëse mesatarja në Maqedoni është 22 përqind, në Tetovë ka 38 përqind raste të vdekjeve për shkak të ajrit të ndotur./TetovaNews