Të gjithë ëndërrojnë për dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Kemi gjetur disa procedura që mund t’i kryeni në shtëpi, të cilat nuk do të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve apo t’ju shkaktojnë ndonjë dëmtim tjetër.
Sigurisht, këto truke nuk i zëvendësojnë vizitat e rregullta tek dentisti, por nëse i ndiqni këto këshilla rregullisht do të shihni që dhëmbët tuaj do të ndriçojnë, ndërsa mishrat e dhëmbëve do të bëhen më të shëndetshme.
Pastë e bërë vetë për zbardhje dhëmbësh
Përzieni 1 lugë çaji shafran me të njëjtën sasi të vajit të kokosit të pastër dhe 2-3 pika vaj menteje.
Përdoreni këtë përzierje siç përdorni çdo pastë dhëmbësh, pasi do të kujdeset për smaltin, zbardhë dhëmbët dhe freskojë frymëmarrjen tuaj.
Vaj i pemës së çajit
Nëse i holloni 5 pika të vajit të pemës së çajit 100% në gjysmë gotë me ujë dhe shpërlani gojën me të çdo ditë pas larjes së dhëmbëve, do të shihni rezultatet në vetëm disa javë.
Për ta bërë efektin edhe më të mrekullueshëm, pastrojini dhëmbët me një pikë vaj një herë ose dy herë në javë, edhe pse jo më shpesh.
Pastë luleshtrydheje
Merrni ca luleshtrydhe të freskëta dhe shtypini me një lugë. Përziejeni me kripën më të mirë të detit që mund të gjeni (përpiquni ta grini në një mulli kafeje), vendoseni pastën që krijuat në një furçë dhëmbësh dhe lehtësisht masazhoni dhëmbët për disa minuta.
Pastaj shpërlajeni mirë gojën. Për të mbrojtur smaltin tuaj, bëjeni këtë jo më shpesh se një herë çdo 2 javë.
Vaji i kokosit
Aplikoni pak vaj kokosi në dhëmbë para se t’i lani ato, lëreni atë për 15-20 minuta, pastaj pastrojini me pastë dhëmbësh. Përsëriteni këtë 2 ose 3 herë në javë.
Pastë me qymyr
– Përzieni qymyrin me ujë për të marrë një masë kremoze, pastaj me kujdes aplikojeni atë në dhëmbët tuaj.
Lëreni për 2 minuta dhe shpërlajeni gojën mirë. Pas kësaj, lani dhëmbët. Përsëriteni këtë një herë ose dy herë në javë.
Lëvore bananeje
Lëvorja e bananes përmban substanca që shpërbëjnë pllakëzat dentare dhe ndihmon në ruajtjen e ngjyrës së përsosur të dhëmbëve tuaj.
Fshini me brendësinë e lëvores dhëmbët tuaj nga të dy anët dhe pritni për 5-7 minuta. Pastaj lani dhëmbët dhe shpërlani gojën. Përsëriteni sa herë t’ju pëlqejë.
Gargarë me limon
Kjo gargarë do t’ju ndihmojë të zbardhni dhëmbët gradualisht dhe të mbani frymëmarrjen të freskët. Merrni 3 pjesë lëng limoni dhe 1 pjesë kripë të imët, përziejini së bashku dhe shpërlajeni gojën tërësisht pas larjes së dhëmbëve.
Përdoreni këtë metodë 2 ose 3 herë në javë.
Kujdes: mos e përdorni këtë gargarë nëse keni inflamacione në gojë.
Gjethe borziloku
Bluani borzilok të freskët për të bërë një pure dhe përdoreni atë rregullisht në vend të pastës së dhëmbëve që përdorni zakonisht për të zbardurh dhëmbët tuaj dhe për t’i bërë ata të shëndetshëm.
Ju gjithashtu mund ta aplikoni atë për 5-10 minuta para se të lani dhëmbët si zakonisht.
Aloe vera
Për të patur një buzëqeshje vërtet hollivudiane, përdorni lëng të freskët aloe vera ose blini xhel natyral të bërë nga kjo bimë. Fërkoni ca në dhëmbët tuaj, masazhojini me një furçë dhëmbësh dhe shpërlajeni mirë.
Ju mund ta bëni këtë pas çdo larje dhëmbësh dhe pas nja dy javësh, buzëqeshja juaj do të jetë e ndritshme dhe e bardhë.