Gjatë pyetjeve të deputetëve Kryeministri Zaev u pyet edhe për letrën e ambasadorit amerikan në Shkup, Jess Baily, i cili ka kërkuar nga gjykatësit në Maqedoni që të mos keqpërdorin emrin e tij dhe të Amerikës, në spekulimet për ndikim politik në vendimet gjyqësore. Deputeti Antonio Miloshoski, prej tij kërkoi që ta zbardhë rastin dhe të nisë iniciativë para Këshillit Gjyqësor.
-A kjo letër në të cilën citohet zhgënjimi i ambasadorit të SHBA-ve për shkak të keqpërdorimit të funksionit të tij, emrit apo ambasadës, është edhe zhgënjimi juaj lidhur me keqpërdorimin e mundshëm dhe kurdisjen e proceseve gjyqësore, gjatë shqiptimit të masës së paraburgimit apo gjatë përcaktimit të aktgjykimeve? – NGJITJE: 01:27- A do të nisë Qeveria juaj nismë në Këshillin Gjyqësor, sipas kompetencave të tij, për të nisur hetim rreth asaj se cilët gjykatës apo Gjykata kanë keqpërdorur autoritetin e një ambasadori të huaj, të një vendi mike për të kurdisur procese apo aktgjykime gjyqësore? , tha Antonio Miloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së ,
Letra e Bejlit duhet të na shqetësojë të gjithë, replikoi Zaev. Do ta pres ambasadorin që të kthehet nga SHBA-të dhe pas festës së Krishtlindjeve do të bisedojmë me të. Ministres së Drejtësisë i janë dhënë udhëzime që t’i hetojë pretendimet në atë letër.
E luta këshilltarin për politikë të jashtëm, Dane Tallevskin, që të takohen. Ambasadori ka shkuar në SHBA, por të takohet me zëvendës-ambasadorin me qëllim që e marrim sqarime shtesë dhe besoj se deri nesër do t’i kemi në dispozicion. Dërgimi i kësaj letre duhet të na brengosë të gjithë. Kuptova se ka spekulime se ambasadori apo dikush nga Ambasada ka dashur të ndikojë mbi proceset, diçka rreth paraburgimeve. Hollësirat nuk i di dhe nuk mund të kuptoj se për çka bëhet fjalë, tha Zoran Zaev, kryeministër.
I revoltuar se opozita shqiptare po lihet kah fundi i listës, Syrija Rashiti në shenjë revolte nuk parashtroi pyetje.
“E vetmja mënyrë dhe formë për të arritur të shtrojmë pyetje është që të merremi vesh me kolegët nga VMRO-ja që të na lëshojnë ndonjë vend, përndryshe nuk bën. Kjo është në kundërshtim edhe me praktikën në të kaluarën kur opozita shqiptare së paku ka qenë e radhitur në numrin dy për të shtruar pyetje deputetësh dhe dilema kryesore që unë shtroj këtu është se kujt i pengon zëri i opozitës shqiptare”tha Syrija Rashidi nga ASH.
Reagoi kryeparlamentari Xhaferi, i cili tha se renditja bëhet në bazë të paraqitjes, ndërkaq ndryshimi i listës mund të bëhet me dakordim brenda opozitës. Në ketë seancë deputeti VMRO-DPMNE-së Vlladimir Gjorçev, edhe njëherë shprehi shqetësimin e tij ndaj shqiptarëve, duke e pyetur kryeministrin Zoran Zaev se çfarë kanë bërë për shqiptarët gjatë kohës që LSDM ndodhen në pushtet, duke pasur parasysh faktin që ka marrë një numër të madh të votave të shqiptarëve. Kryeministri Zoran Zaev i përgënjeshtroi këto akuza, duke nënvizuar se ka punuar njësoj në të gjitha rajonet e Maqedonisë dhe se shqiptarët trajtohen në mënyrë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë në Maqedoni.