Ballina Aktualitet Lajme PËRMIRËSIM I TË METAVE APO PAZARE POLITIKE? DEPUTETI ZENDELI ME DYSHIME PËR...

PËRMIRËSIM I TË METAVE APO PAZARE POLITIKE? DEPUTETI ZENDELI ME DYSHIME PËR NDRYSHIMET E KODIT PENAL (VIDEO)

Deputeti opozitar nga Lëvizja “Besa”, Fadil Zendeli hedh dyshimet e tij se pse pikërisht në këtë moment po tentohen të ndërhyhet në Kodin Penal. Ai dyshon për dy arsye: analizimi dhe heqja e të metave të kodit penal ose këto ndryshime po bëhet për motive të caktuara politike. Ai thotë se është kundër çdo amnistie apo mënyre që do të falte personat e inkriminuar, e aq më pak që kjo të bëhet përmes proceseve politike.

“Unë edhe më herët kam deklaruar, edhe para se të miratohet ligji për amnisti ku qartë u deklarova se jam kundër këtij ligji për amnisti, duke thënë se ky ligj nuk do të mjaftojë dhe se ky proces do të vazhdojë edhe më tej. Si duket tani pazaret politike rreth afrueshmërisë së deputetëve të caktuar, apo amnistimit të tyre, ose personave që kanë ose kanë pasur ndikim të fuqishëm politik, vazhdon edhe përmes këtij kodi penal, rreth neneve të caktuara të cilat prekin aspekte të ndryshme rreth definicioneve të caktuara, rreth pronës, gjuhës së urrejtjes, mirëpo duhet pritur deri tek një version përfundimtar të zgjidhjeve të cilat do të ofrohen në Kuvend”, tha Fadil Zendeli, deputet Lëvizja “BESA”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews