Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Maqedonia shpallet si vendi më i keq për të jetuar

Maqedonia shpallet si vendi më i keq për të jetuar

Maqedonia është në vendin e fundit në Evropës sipas “cilësisë së jetesës”, thotë firma për menaxhment global Boston Consulting Group (BCG), një nga firmat botërore për biznes-strategji në raportin e saj për vitin 2016, njofton mkd.mk.

BCG e mat “mirëqenien e qëndrueshme” të një vendi dhe në bazë të 44 indikatorëve. Indikatorët, mes tjerash, masin normën e papunësisë, inflacionit, përhapjen e sëmundjeve, cilësinë e arsimit dhe infrastrukturës, gjendjen e mjedisit jetësor, kontrollin e korrupsionit, lirinë e shtypit dhe shumë indikatorë të tjerë.

Në Raportin e vitit 2016 të Boston Consulting Group, Maqedonia ka notën më të ultë 42.9, dhe menjëherë pas saj vjen Mali i Zi me 43.3 dhe Moldavia me 44.5.

Vijojnë (nga poshtë lartë) Bosnja dhe Hercegovina me 48.5, Ukraina me 49.1 dhe Shqipëria me 50.

Më mirë jetohet në Norvegji me 100, dhe më pastaj Holanda me 95, Finlanda me 94.9 dhe Gjermania me 93.6.

Nga vendet tjera të Ballkanit, më mirë e vlerësuar është Sllovenia me 63.4, dhe pas saj janë Greqia me 62.6, Serbia me 53.7, Kroacia me 50.4 dhe Bullgaria me 48.6.

@tn.lajmelokale
@tetovanews