Një helikopter shpëtimi është rrëzuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Katër anëtarët të ekuipazhit mbetën të vdekur nga aksidenti i rëndë. Avioni doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua duke shpërthyer në flakë.
Helikopteri, që i përkiste Qendrës Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, u rrëzua në afërsi të malit më të lartë të vendit, Jebel Jais, të shtunën.
Pamjet dramatike të aksidentit u bënë virale në mediat sociale. Në video shihet helikopteri në ngjyrë të kuqe dhe bardhë duke rënë në tokë.
Mjeti i fluturimit u rrëzua në terren të ashpër, duke shpëthyer menjëherë në flakë. Katër anëtarë të ekupiazhit, dy pilotë, një lundrues dhe një mjek, u konfirmuan të vdekur.
Mjeku raportohet se ishte shtetas i huaj, ndërsa tre të tjerët ishin shtetas të EBA-së.
Helikopteri ishte në një mision shpëtimi për të transportuar një njeri të plagosur nga mali, por u rrëzua para se ta merrte.