“Ne kemi shkelur dhe shkelim të gjitha organizatat që forcat e errëta i krijuan, forcuan dhe i shtynë mbi ne, duke përfshirë PKK, PYD, DEASH dhe FETO”, deklaroi Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një takim para natës së ndërrimit të viteve.
Erdoğan në programin e prezantimit të kandidatëve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) për pozitën e kryetarëve të komunave të Ankarasë, tha se së bashku me të rinjë do të ndërtojë Turqi edhe më përparimtare.
“Qëllimi ynë për të ardhmen është rritja e cilësisë së arsimit dhe krijimi i një sistemi arsimor-edukativ që do të mbushë zemrat e fëmijëve tanë”, tha Erdoğan.
Ai foli për sukseset e AK Partisë në sektorin e sportit, duke kujtuar se kanë përfunduar ndërtimet e 16 prej 37 stadiumeve në 34 qytete dhe se proceset e ndërtimit, të projektimit dhe tenderimit për të tjerët janë në procedurë.
Ai gjithashtu foli për shëndetësinë, duke e theksuar si një nga fushat në Turqi ku reformat më të mëdha u kryen. Ai kujtoi se numri i shtretërve në spitale është rritur në 240 mijë, personeli mjekësor në 762 mijë, ose 1 milion e 25 mijë, duke përfshirë edhe sektorin privat.
Ai shtoi se institucionet shëndetësore fituan pajisjet më moderne, të cilat rritën cilësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
“Tetë spitale të qytetit në Yozgat, Isparta, Mersin, Adana, Kayseri, Manisa, Elazığ dhe Eskişehir ofrojnë shërbime. Së shpejti do të hapim spitalin e qytetit Bilkent në Ankara. Spitali i Qytetit të Ankarasë ka një kapacitet prej 3,300 shtretërësh. Nëse dikush e bën, atë e bën vetëm AK Parti”, tha Erdoğan.
Ai gjithashtu iu referua sistemit gjyqësor, duke vënë në dukje se bëhet fjalë për institucione të cilave puçistët dhe të ngjashmit e tyre shkaktuan dëmin më të madh.
“Realizuam shumë reforma për të rritur besimin e popullit tonë në sistemin gjyqësor dhe qytetarëve tanë u kemi ofruar sistemin më të mirë”, tha Erdoğan.
Ai foli edhe për sigurinë duke shtuar se kjo është një nga prioritetet kryesore. Ai tha se lufta më e suksesshme e Turqisë është kundër organizatave terroriste, grupeve kriminale, trafikimit të drogës dhe të gjithë atyre që cenojnë sigurinë, të realizuar pikërisht gjatë mandatit të AK Partisë.
“Populli ynë tashmë vërtetë jeton në paqe. Kemi shkelur dhe do të shkelim të gjitha organizatat që janë formuar nga forcat e errëta, të cilat i kanë forcuar dhe shtyuer drejtë nesh, përfshirë PYD -PKK, DEASH-in dhe FETO-n. Nuk do ti lëmë të qeta as grupet e krimit të organizuar”, tha Erdoğan.
Presidenti i Republikës së Turqisë, në fjalimin e tij u ndal edhe te sukseset e arritura në sektorët e komunikimit dhe infrastrukturës.
Këtu, ai foli për megaprojektet e shumta, rrugët, hekurudhat, aeroportet, etj.
Erdoğan tha se trenat me shpejtësi të madhe tashmë lidhin qytetet Ankara, Stamboll, Konya dhe Eskişehir, dhe në vitet e ardhshme janë planifikuar projekte të ngjashme dhe për qytetet Bursa, Yozgat, Sivas, Erzincan, Karaman, Kayseri, Mersin, Gaziantep dhe Osmaniye.
Numri një i shtetit turk rikujtoi se numri i aeroporteve u rrit në 56, dhe se në vazhdim e sipër janë punimet për aeroportet në Gümüşhane, Bayburt, Yozgat, Tokat, Rize, Artvin.
Erdoğan vuri në dukje numrin në rritje të avionëve dhe destinacioneve të reja të cilat lidhin Turqinë me vendet tjera të botës, ndërkohë që shtoi se janë rritur edhe kapacitetet e porteve detare.