Ballina Aktualitet Shqipëri Reshje bore në Korçë, vështirësi në qarkullimin rrugor (Video)

Reshje bore në Korçë, vështirësi në qarkullimin rrugor (Video)

Reshjet e borës që kanë nisur prej mbrëmjes së kaluar në juglindje kanë sjellë probleme në qarkun e Korçës. Në Dardhë, dëbora ka arritur 40 centimetra trashësi ndërsa në zonat e tjera janë regjistruar 15-20 centimetra reshje bore.

Për shkak të rënies së temperaturave në disa akse rrugore ka prezencë akulli në rrugë. Në aksin Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë e Qafa e Qarrit lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë./abcnews.al