Edhe pse është kulmi i sezonit dimëror Kodra e Diellit ka shumë pak turistë që e vizitojnë.
Investimet kapitale janë harruar në këtë anë.
Teleferikët nuk punojnë, ka mungesë të borës artificiale, dhe deponi të egra.
Invesitimi i vetëm që u bë në këtë vend ishte para dy ditësh ku u vendosën disa kosha mbeturinash. Këtë investim kryetarja e Tetovës Teuta Arifi e shpërndau në Facebook.
Por vetëm dy ditë pas, vendi për kosha i ngjan një deponie të egër.
Hamdi Sulemani, nga inciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, thotë se kjo situatë e krijuar, ndikon drejtpërdrejt në largimin e turistëve.
“Këtu jemi pikërisht në investimin e fundit të Komunës së Tetovës se u reklamua në mbi 20 portale që Komuna e Tetovës ka vendosur kontejnerët për hedhurina.
Ato duhet të mirëmbahen, duhet të pastrohen. Kjo është vetëm një ndër pikat, ndërsa sot dhe ditëve gjatë festave është krijuar edhe një deponi tjetër lart, ku komuna nuk e din se nuk kanë njerëz që duhet ta vizitojnë pjesën lart”, tha Hamdi Sulemani – “TA SHPËTOJMË KODRËN E DIELLIT”.
Një turist që kishte dalë për skijim po kthehet ende pa bërë xhiron e parë.
Ai iku t’i dërzojë skitë, sepse nuk ka teleferik dhe është e lodhshme të ngjitet malit pa teleferik.
“Gjithçka në rregul por teleferiku nuk po punon dhe po shkoj me i kthyer skitë se është e lodhshme me u ngjit deri lart”, u shpreh Denis Iljazi Turistë.
Menaxheri i një hoteli thotë se investimi i fundit kapital në Kodrën e Diellit është bërë në kohën e Josip Bros Titos.
“Këtu nuk është bërë asgjë prej kohës së Titos, nuk ka investime këtu, i vetmi investim i madh privat jemi ne.
Investimet mungojnë, infrastruktura turistike mungon, ajo që i duhet një qendre turisitike… çdo gjë mungon këtu. Por ne bëjmë alternativa tjera të paktën mysafirët tanë të jenë të kënaqur”, tha Hashim Hasani Menaxher Hotel Skardus.
Teleferiku është dashur të kalojë fazën e testit me 18 tetor të vitit që shkoi, por ky test i teleferikut u bë sot, në kulmin e sezonit turistik.
Përgatiti: Afrim Jonuzi