Ballina Aktualitet Lajme Ambasada gjermane në Shkup ka një njoftim të rëndësishëm

Ambasada gjermane në Shkup ka një njoftim të rëndësishëm

Nuk do të ketë ligj të ri, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë 6 muaj në Gjermani pa marrëdhënie dhe leje për punë, kështu thuhet në njoftimin zyrtarë të lëshuar nga ambasada gjermane në Shkup, pas informacioneve të liferuara ditëve të fundit lidhur me procedurat e marrjes së vizave të punës për në Gjermani, njofton Koha.

“Informacionet për ligj të ri, i cili është dashur të hyjë në fuqi më 01/01/2019, që do të mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë deri 6 muaj pa marrëveshje pune dhe pa leje për punë në Gjermani, nuk janë të sakta. Ju lutemi që të informoheni në web-faqen e ambasadës gjermane për kushtet dhe kohën e pritjes për marrjen e vizës”, thonë nga amabsada gjermane në Shkup.

Përndryshe, në opinion u plasuan informacione se nga fillimi i këtij viti qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së do t’u mundë që të qëndrojnë deri 6 muaj në Gjermani pa leje për punë dhe pa vizë.