Minus 15 gradë janë matur në mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit, ndërsa minus 12 në Mavrovë dhe Krushevë. Temperatura nën zero ka në të gjitha vendbanimet në Maqedoni, informon DPHM.
Shtresa e dëborës në Hanet e Mavrovës është 56 centimetra, 26 në Krushevë, 24 në Manastir, 17 në Topollçan, 11 në Pozharan, 10 në Berovë, tetë në Llazarapole…
Sipas parashikimit të DPHM, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, me erë të përforcuar veriore. Në disa vende përkohësisht do të bjerë dëborë, ndërsa në pjesët jugore reshjet do të jenë me intensitet të dobët dhe mesatare. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -6 deri në 1 gradë.
Në Shkup, kryesisht me vranësira me erë veriore mesatare kohë pas kohe e përforcuar dhe me reshje të borës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në -1 gradë.
Nën ndikim të masës shumë të ftohtë ajrore vijon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe të ftohtë me temperaturë e cila në disa vende do të jetë nën zeron. Dëborë të përkohshme të dobët do të ketë edhe të dielën, ndërsa në dy ditët e para të javës së ardhshme do të jetë me diell me vranësira mesatare, por edhe më tej do të jetë ftohtë.