Ballina Aktualitet Lajme Bora bllokon tërësisht fshatrat malore (VIDEO)

Bora bllokon tërësisht fshatrat malore (VIDEO)

Mbi një mijë banorë të fshatrave, Brezë, Malinë dhe Tanushë janë bllokuar nga reshjet e dëborës. Për Televizionin Alsat, banorët thonë se po u mbaron edhe ushqimi dhe se kanë njerëz të sëmurë që nuk mund t’i sjellin dot në spital. Ata i apelojnë pushteti lokal, Komunës së Çuçer Sandevës dhe atij qendrorë, që të marrin masa urgjente për zhbllokimin e tyre.

Është shumë gjendja e vështirë, do me thënë. rrugë e bllokuar në Brezë Malinë dhe Tanushë, është e pamundur që të arrihet deri në qytet. – theksoi Ajet Shabani – Banor i fshatit Malinë

A keni rezerva të mjaftueshme ushqimore në të gjithë fshatrat?
Jemi në përfundim të gjithçka je.

A keni njerëz të sëmurë që kanë nevojë për të vizituar mjekun?

Po ashtu… Ka ka që duhet patjetër të dërgohen deri tek mjeku.

Kemi tentuar por është e pamundur që të arrihet. Urgjentisht të merren masa për këto vende sepse jemi të bllokuar totalisht. Kemi mbetur në mëshirën e Zotit.

Televizioni Alsat tentoi të vë kontakt me Komunën e Çuçer Sandevës por të njëjtit ishin të pakapshëm për prononcim. Edhe fshatrat e komunës së Likovës, Llukara dhe Goshinca janë bllokuar gjithashtu ndërsa me mungesë të ushqim dhe persona që kanë nevojë për kujdes mjekësor. Ata thonë se deri tani askush nga organet kompetente nuk i ka kontaktuar dhe apelojnë që urgjentisht të intervenohet.

Bora na ka kapluar pothuaj se 1 metër. Akoma është duke reshur. Rrugët i kemi të bllokuara dhe nga Komuna nuk kemi asnjë lajm. Askush nuk na ka informuar asgjë dhe nuk na ka pyetur si jemi. Kemi fëmijë me temperaturë dhe pleq të sëmurë. Gjitha rrugët janë të bllokuara. Me ushqimin jemi dobët, po na shteren rezervat. Askush nuk na ka kontaktuar dhe nuk i intereson për këtë fshat. Kemi mbetur në fshat”. – u shpreh Femi Sulisi – Fshati Llukar komuna e Likovës

Në situatë thuajse të njëjtë kanë qenë dje edhe banorët e fshatit Cërni Vërv, të cilët sot për Alsat njoftuan se po intervenohet dhe se është hapur rruga me ekskavatorë. Rrugë pjesërisht të kalueshme hasen thuajse në të gjithë zonat rurale. Banorët nga anë e mbanë vendit bëjnë thirrje që kamionët të pastrojnë borën të kalojnë më shpesh dhe të hidhet më shumë kripë që të mos vijë deri të bllokimi i rrugëve dhe që të mund të lëvizin lirshëm.

https://youtu.be/yyY_d7HBy3w