Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit informon që posedimi i kartonit të gjelbër ngelet e drejtë zgjedhjeje e vetë shoferit, ashtu si ka qenë deri tani, transmeton Kanal5.
Pas publikimit të lajmeve nëpër media ku thuhej që posedimi i kartonit të gjelbër do të jetë i obligueshëm gjatë regjistrimit të automobilit, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit i hedh poshtë dhe i vlerëson akuzat si dezinformata dhe të pavërteta.
Ndërkaq citimin e marrë nga intervista e MIA-s dhënë nga kryetari i Këshillit të Ekspertëve Klime Popovski e konsiderojnë si të dalë nga konteksti.
Në intervistën e kryetarit të AMS-së, Klime Poposkit, të dhënë për MIA, Poposki vuri në dukje: “Tanimë ne kemi një draft version të ri për një rregullore të re, duhet të fillojmë dialog me industrinë dhe bashkë të përgatitemi për transferimin e saj të plotë nëpërmjet një ligji të ri të sigurimeve. Sipas programit kombëtar për harmonizim me legjislacionin evropian parashihet qe deri në fund të 2019 ky ligj të dalë në dritë”.
AMS informon publikun që ky legjislacion i ri do të thotë përputhshmëri me direktivat evropiane për siguri, e njohur si Solvency 2, dhe nuk ka aspak të bëjë me auto-përgjegjësinë dhe kartonin e gjelbër.
Në të njëjtën intervistë, Poposki lajmëron që çështja e kartonit të gjelbër si pjesë e polisës për auto-përgjegjësi gjatë regjistrimit të automjetit di dhe çështja e liberalizimit të çmimeve do të hynë në fuqi me hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Përveç kësaj, ekziston mundësia që Qeveria të sjell vendim për këto dy çështje që të implementohen para hyrjes në BE, në periudhën e fillimit të negociatave për anëtarësim.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit informon që posedimi i kartonit të gjelbër në Maqedoni ngelet e drejtë zgjedhjeje e vetë shoferit, ashtu si ka qenë deri tani.