Sipas raportit “Deputeti im” për punën e të zgjedhurve të popullit, nga liderët e partive politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, më i parregullt ka qenë lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, i cili në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 në Kuvend është parë vetëm katër herë, kurse asnjëherë nuk ka dal në foltore, njofton Koha.
Nga ana tjetër Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, 41 herë ka qenë i pranishëm në Kuvend, por në asnjë seancë plenare nuk e ka marrë fjalën.
Lideri i Aleancës për shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, 38 herë ka qenë i pranishëm, ndërsa në seancë plenare vetëm njëherë e ka marrë fjalën.
Prej deputetëve shqiptarë në gjashtë mujorin e parë të viti 2018, më së shumti fjalën e ka marrë Ejup Halimi, gjithsej 26 herë.
Përndryshe në periudhën gjashtë mujore të vitit 2018, gjithsej janë sjell 178 ligje prej të cilëve 83 janë nga sfera ekonomisë, 53 për sistemin politik, ndërsa 43 ligje janë për veprimtari publike. Janë mbajtur 16 seanca pune, 5 seanca për pyetje deputetësh, dy seanca për fjalime dhe një seancë solemne. Gjithsej janë mbajtur 24 seanca.(Koha.mk)