Austria dhe Gjermania po përballen me rreshje të jashtëzakonshme bore, kurse alarmi për shkak të orteqeve është në shkallën e pestë
Mijëra banorë janë energji elektrike ose të bllokuar nëpër shtëpitë e tyre nga bora që bie pandërprerje. Parashihet që rreshjet nuk do të ndërpriten deri të hënën, kështu që pbanorët e Bavarisë, Shtaerskës, Tirolit dhe Salcburgut do të përballen me probleme të mëdha.
Në ora 11, në qytetin Marktshellenberg pati një ortek, prandaj u shpall gjendje e jashtëzakonshme.
Priten edhe 3 metra borë e re, ndërsa shërbimet emergjente janë stërlodhur nga intervenimi 24-orësh. është anuluar edhe gara në skijim për gra, që duhej të mbahej të shtunën dhe të dielën në qendrën austriake të skijimit Sent anton.
Rreshjet e borës së re kanë shkaktuar dëmtimin e largpërçuesëve të energjisë elektrike, shembjen e shtëpive dhe bllokimin e rrugëve./Tetova News