Dy e treta e shumicës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese ende mungon, dhe kjo do të dihet vetëm me aktin e votimit, njoftoi Zoran Zaev për Sitel, transmeton Portalb.mk.
Gjithsesi, Zaev beson që i gjithë procesi do të kalojë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Greqi, pasi që të dy shtetet duan që t’u jepet fund mosmarrveshjeve tridhjetë vjeçare.
Kërkesa e Aleancës për Shqiptarët, ashtu siç thuhet, ishte kërkesë teknike dhe është pranuar, ndërsa për kërkesat tjera, siç janë kërkesat e Lëvizjes Besa, të cilat janë në diskutim, ai njofton që po kërkohet zgjidhje më e mirë për shqiptarët.
“Lidhur me pjesën tjetër të diskutimit, patjetër që kërkohet një zgjidhje, pasi që nënshtetësia shkruhet si një shtetas maqedonas / shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, për të mos u emëruar si maqedonas, edhe pse janë shqiptarë dhe ende janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore apo deri më tani Republika e Maqedonisë . Në një konstelacion të tillë unë besoj se do të gjejmë një zgjidhje” tha Zaev.
Sipas Zaev, marrëveshja mbron Maqedoninë në një kohë kur zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin. Ai shtoi se Marrëveshja e mbron vendin ekonomikisht.