Ballina Aktualitet Lajme Edhe Lupço Georgievski mendon se Prokuroria Speciale po e amniston BDI-në (VIDEO)

Edhe Lupço Georgievski mendon se Prokuroria Speciale po e amniston BDI-në (VIDEO)

Ish-kryeministri, Lupço Georgievski, në emisionin e mbrëmshëm Analiza të Tv 24 deklaroi se Prokuroria Speciale nuk ka akuza kundër BDI-së edhe pse edhe ata ishin 8 vjet në pushtet me VMRO-DPMNE, transmeton Tetova News.

Sipas kësaj, ai mendon se BDI është amnistuar. Georgievski thotë se është mirë që kryeministri Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska bënë thirrje për pajtim, edhe pse ishin të dëmtuar gjatë sulmit të 27 prillit.

Për amnestinë thotë se nuk duhet ta harrojmë se Zaev dhe LSDM nuk i kanë 80 deputetë.

Për ikjen e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, thotë se nuk është problem ikja e tij, por kush e lejoi të largohet dhe kush po e ruan atje./tetova.com