Ballina Bota Gjermani – Francë: Arrihet marrëveshja e pritshme e dy ish-armiqve për sundimin...

Gjermani – Francë: Arrihet marrëveshja e pritshme e dy ish-armiqve për sundimin e BE-së

Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord për të zgjatur kontratën e pajtimit të pasluftës në vitin 1963, në një përpjekje për të treguar se boshti i Bashkimit Evropian mbetet i fortë në dritën e rritjes euro-skepticizmit dhe nacionalizmit në disa shtete të tjera anëtare.

Bëhet fjalë për zgjerimin e Traktatit të Elysses-ë, për të cilin dy qeveritë kanë rënë dakort ta nënshkruajnë më 22 janar.

Ceremonia ku do jenë të pranishëm kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, do të zhvillohet në qytetin kufitar gjerman Aachen, simbol historik i një Europe të bashkuar.

Në tekstin e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet, thuhet se “të dy vendet, sipas kësaj marrëveshjeje, do të zgjerojnë bashkëpunimin në çështjet e jashtme, çështjet e mbrojtjes, sigurisë dhe zhvillimit të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa në të njëjtën kohë do të punojnë së bashku për të forcuar aftësinë e Europës për të vepruar në mënyrë të pavarur.”

Nga zyra e presidentit Macron është bërë e ditur se “zgjerimi i Traktatit të Elysee-s, do të ndihmojë forcat europiane për t’u përballur me sfidat e shekullit të 21”, dhe se kjo marrëveshje parashikon “thellimin e mëtejshëm të angazhimit të përbashkët me qëllim për të rritur sigurinë dhe më tej prosperitetitn e të dy vendeve, në një Evropë që është autonome, më e bashkuar dhe më demokratike”.

Duke zgjeruar këtë Traktat, për të cilin u ra dakord vitin e kaluar, përcaktohet se një nga objektivat prioritare të diplomacisë franko-gjermae është që të ndihmojë Gjermaninë për të qenë një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, organi në të cilin ajo tashmë është duke u përpjekur për të siguruar më shumë ndikim, për t’u përfaqësuar së bashku me aleatët e saj, Shtetet e Bashkuara, Britaninë se Madhe dhe Francën.

Me përjashtim të këtyre të fundit, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë Rusia dhe Kina.

Reuters thotë se kjo marrëveshje dhe një sinjal i qartë se të dy vendet po bashkohen në një përpjekje për t’u përballur me disa politikanë nacionalistë, e shpëtuar Bashkimin Evropian me 28 anëtarë.

Një ditë më parë, ishte Salvini ai që gjatë një vizite në Poloni, një tjetër vend me qeverisje problematike në BE prej tendencave nacionaliste, u deklarua për boshtin Romë – Varshavë, në një përpjekje për të thithur dhe aleatë të tjerë, me synim “tranformimin e Europës”. Dhe ky bosht është ai që do qëndrojë përballë aleancës Paris – Berlin.

Aachen, qyteti i ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje të re për zgjerimin e Traktatit të Elysse-së, ishte qëndrimi i Charlemagne, i njohur si “Babai i Evropës”, sepse ai arriti të bashkojë shumicën e Evropës Perëndimore në fillim të shekullit të 9-të.

Pajtimi franko – gjerman i pasluftës së Dytë Botërore, sillet dhe si shembull për pajtimin serbo – shqiptar.

E tashmë, të dy vendet dikur në armiqësi të thellë, po përpiqen që të mbajnë në këmbë BE-në. /tesheshi.com/