Gjatë konferencës së sotshme, kryeministri Zoran Zaev ka komentuar edhe kërkesën e VMRO-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ai ka thënë se do të duhet ta shqyrtojë këtë çështje pasi që është kërkesë e partisë më të madhe opozitare, por thotë se nuk do të ishte e dobishme për vendin për shkak se është e kushtueshme në aspektin ekonomik dhe se do të vononin proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
Megjithatë, Zaev e ka lënë të kuptohet se ata nuk i frikësohen përballjes në zgjedhje për shkak se janë të sigurt se do të fitonin edhe një mandat katërvjeçar.