Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, është fotografuar teksa udhëtonte me transport publik në linjën U3 në Vjenë.
Madje, kjo nuk është hera e parë që presidenti austriak përdor transportin publik, por veprimi i tij po përpiqet të “imponohet” edhe tek politikanët e tjerë. Qytetarët austriak atë e takojnë çdo ditë duke blerë gjera ushqimore nëpër markete, duke ecur këmbë nëpër sheshet e qytetit apo duke udhëtuar me tramvaj e metro!, raporton Albinfo.ch.
Van der Bellen për këtë ka fituar shumë simpati tek qytetarët austriakë. Kujtojmë se ai ishte mbështetës për liberalizimin e vizave të Kosovës, megjithatë, kjo nuk ndodhi, përkundër insistimit të tij.