Presidenti Gjorgje Ivanov ka reaguar pa shpalljes zyrtare të Ligjit për gjuhët në Gazetën zyrtare, pa nënshkrimin e tij.
Ivanov ka thënë se akti i tillë është antikushtetues dhe se sipas tij, mbrëmë është parë fytyra e vërtetë e koalicionit LSDM dhe BDI, përcjellë INA.
Ai ka thënë se edhe shpallja e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës pa nënshkrimin e tij është antikushtetues. Sipas tij, këto veprime përbëjnë bazë për ndjekje penale. (INA)