Edhe pse vitet kalojnë, ai do të mbetet një nga meshkujt më tërheqës në showbiz-in shqiptar, i cili ka bërë për vete shumë vajza.
Shpat Kasapi është mjaft aktiv në rrjetet sociale, por së fundmi ka rënë pre e një sulmi. Për të tretën herë, atij i kanë vjedhur llogaritë personale dhe i indinjuar nga ky veprim, ai i ka qortuar publikisht personat që i hacker-uan profilin e Facebook.
“Është hera e tretë që ma keni thy Facebookun dhe Instagramin tim. Instagramin e riktheva mirëpo Facebookun jo, u detyrova të hap një të ri. Nga tani e tutje mbaj vetëm këtë Facebook dhe këtë Instagram. Turp të keni për këtë që keni bërë.”