Berberët kanë paralajmëruar rritjen e çmimit të prerjes së flokëve.
Dakordimin për rritjen e çmimeve e kanë bërë në një takim të mbajtur në mes të berberëve të kësaj komune. Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se në takimin e parë është diskutuar rritja e çmimeve, mirëpo një vendim definitiv pritet të merret në një takim të ardhshëm që është paralajmëruar të mbahet para datës 15 shkurt.
Gazeta e ka siguruar edhe çmimoren e re që tashmë disa prej bizneseve veçse e kanë përgatitur.
Një rritje e tillë e çmimeve, bazuar në një marrëveshje në mes të bizneseve, është e ndaluar me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Gazeta Jeta në Kosovë, ka qenë në Podujevë, dhe ka biseduar me disa berberë që kanë qenë prezent në takimin ku është folur për mundësin e rritjes së çmimit.
Berberët kanë refuzuar të flasin para kamerës, por kanë treguar për takimin e mbajtur dhe atë që është diskutuar.
“Spo di qysh me ju kallxu, se janë do organizatorë që e kanë bo mbledhjen, ata munden me ju kallxu ma mirë. Po më vjen keq po nuk mundem me fol unë”, tha ai, duke vazhduar të tregojë se çfarë është diskutuar në takimin e mbajtur me koleget e tjerë. “Na jemi marrë vesh për rritje të çmimit, por hala nuk është vendosë. Momentalisht e kemi 2 euro prerjen e flokëve, por nëse vendoset bëhet 3 euro. Ka disa të tjerë që e kanë 1 euro dhe do ta rrisin në 2”, thotë një berber, i cili kërkoi të mos citohet me emër.
Gazeta ka folur edhe me berberë të tjerë.
“Na nuk kemi marrë pjesë në mbledhje, nuk e dimë se çka është vendosur. Nëse vendoset për rritje të çmimit edhe ne do të pajtohemi, por tash për tash nuk mundemi me fol ma shumë”, u përgjigj një berberë tjetër.
Një nga berberët që ishte një ndër iniciatorët e mbledhjes, fillimisht pranoi për të folur para kamerës rreth vendimeve që janë marr në atë mbledhje. Por, ai ndërroi mendjen për tu prononcuar pas një telefonate që pranoi.
“Më vjen keq po nuk mundem të deklarohem. Kolegët duhet me i respektu, ata kanë kërku që mos me fol për media derisa të mbahet edhe një mbledhje tjetër. Hajdeni pas 15 shkurtit, se atëherë do të vendoset edhe pastaj mund të flasim për të gjitha gjërat”, thotë ai, duke shfaqur ngurrimin për tu deklaruar.
Rritjen e çmimit e arsyetojnë me trendin e rritjes së çmimeve në Kosovës për shërbime e produkte tjera.
“Definitive hala nuk ka kurgjo, në mbledhje vetëm kemi fol, kur ka diçka definitive atëherë mund të flasim. Arsyeja pse dëshirojmë për me e rrit është jon rrit tona senet, të gjithë po kanë dëshirë mi pas ato çmimet e veta. Nëse vendoset, atëherë edhe unë duhet mi rritë. Pas 15 shkurtit vendoset”, ka thënë ai, duke kërkuar të mbetet anonim.
Neni 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, e ndalon marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, caktimin e çmimit të shitjes apo shërbimeve.
“Ndalohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, vendimet e marrura ne mes te shoqatave të ndërmarrjeve dhe praktikat e bashkërenduar të cilat kanë për qëllim ose mund të ndikojnë në mënyrë të dukshme në çrregullimin e konkurrencës tregtare në tregun relevant e veçanërisht marrëveshjet që: 1.1. caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi”, thuhet në nenin 4 të këtij Ligji.
Gazeta Jeta në Kosovë, ka siguruar edhe një foto të çmimores së re që e kishte vendosur njëra prej bizneseve.
Në vitin 2016, bizneset hoteliere në Ferizaj, në mënyrë të organizuar kishin vendosur për rritjen e çmimit të makiatos nga 50 cent në 70 cent, por që kishte ngjallur reagim të qytetarëve në rrjetet sociale. Por pas interesi