Gramoz Aliu i njohur si Mozzik është një nga reperët shqiptarë më të komentuar. Së fundmi përveç muzikës, me të cilën ai godet gjithmonë, Mozzik komentohet edhe për familjen e tij, gruan Loredanën dhe vajzën e tyre Hana, e cila erdhi në jetë më 18 dhjetor 2018. Në të njëjtën ditë Zefi zbuloi se ishte martuar me reperin duke publikuar një foto me unazat që mbante në duar. Dy këngëtarët tashmë kanë nisur edhe bashkëpunimet, ku “Bonnie and Clyde” dhe “Romeo dhe Juliet” janë kthyer në hite.
Por si nisi e gjithë kjo histori mes tyre?!
23-vjeçari Mozzik dhe e dashura e tij moshatare Loredana Zefi kanë më shumë se dy vite që njihen dhe tashmë po përjetojnë gëzimin e të qenit prindër. Ata njihen si një nga çiftet ‘gansta’ në showbizin shqiptar pasi edhe vetë bukuroshja e lindur dhe rritur në Zvicër ndjek një trend ndryshe. Me stilin e saj prej “gangstereje”, 23-vjeçarja e cila banonte në Emmenbrücke të Luzernit, për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë mijëra ndjekës në “Instagram”. Në një intervistë për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Loredana rrëfeu se është 100 përqind shqiptare.
Pavarësisht famës që ka Zefi u bë e njohur për shqiptarët në momentin që publiku filloi të dyshonte për lidhjen e saj me Mozzik. Deri në momentin që dyshja pranoi ta bënte publike lidhjen, reperja shprehej për mediat se Gramoz Aliun e ka djalë halle. Dhe kjo deklaratë hapi shumë debate në rrjet duke e kritikuar Mozzik se është në një lidhje me kushërirën e tij.
Kjo ishte thjeshtë një mënyrë për ta mbajtur të fshehtë lidhjen, pasi si Loredana ashtu edhe Mozzik njihen si supersticiozë. Për këtë arsye ata nuk pranojnë t’i bëjnë gjërat hapur deri në momentin kur janë të sigurtë për hapat që ndërmarrin. Tashmë e gjithë familja jeton në Prishtinë dhe Hana e vogël ka një llogari të sajën në Instagram. Çifti nuk kursehen më me postime në rrjetet sociale!