I ftuar në emsionin “Rruga Drejt” në Tv Alsat, nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi për të folur mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe poashtu për zgjedhjet presidenciale që planifikohen të mbahen në gjysmën e dytë të muajt prill.
I pyetur për kandidatët për president, Rexhepi u shpreh se duhet një unifikim i gjithë spektrit politik shqiptarë për të nxjerrë një kandidat të përbashkët, por të jetë mbipartiak.
Ai gjithashtu tha se presidenti duhet të zgjidhet në Kuvend. Rexhepi pohoi se nuk do të ishte asgjë e keqe nëse propozohet një kandidat nga diaspora apo edhe nga intelektualët e pavarur në vend.
Se kush i ka meritat për ligjin e gjuhëve nënkryetari Rexhepi tha se ‘meritat u takojnë gjithë partive shqiptare dhe nuk ka askush të drejtë t’i përvetësojë këto të arritura”, shtoi Rexhepi,
Nënkryetari i Lëvizjes Besa gjithashtu tha se këtë ligj e ka paralajmëruar edhe Kryeministri Zoran Zaev në fushatën zgjedhore,
Rexhepi, nënkryetar i Lëvizjes BESA, theksoi se: “Lëvizja Besa si parti opozitare çdo herë është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme”.
Ai ka shtuar se qytetarët e panë se cfarë është përfaqësim politik dhe ironizoi Rexhail Ismailin ku tha se “mos na lëntë Zoti të jetë BDI gardian i proceseve vendimtare”.
Nënkryetari Rexhepi shtoi se “duhet të modifikohet modeli zgjedhor dhe se zgjedhjet e ardhshme të jenë me lista të hapura për të parë qytetarët se kush votohet”.