Ballina Aktualitet Sociale Avokati ia citon Muhamedin Halil Kastratit: Dora e majtë nuk duhet të...

Avokati ia citon Muhamedin Halil Kastratit: Dora e majtë nuk duhet të dijë çka ka e djathta

Veprimtaria e Halil Kastratit vazhdon të jetë nga temat kryesore të kësaj jave në Kosovë.

Në këtë debat është përfshirë edhe avokati i njohur, Arianit Koci, i cili ka dalë përsëri kundër publikimit të aktiviteteve humanitare në medie dhe në rrjetet sociale.

Koci ka thënë së janë vet fetë monoteistë ato që dekurajojnë publikimin e aktiviteteve humanitare, ai për të mbështetur argumentin e tij citon Profetin e islamit, Muhamedin.

“Është urdhër i profetit Muhamed: Të mos dijë dora e majtë, çfarë dha dora e djathtë”, ka treguar ai.
Ai ka thënë se edhe Bibla mbanë këtë qëndrim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews