Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së sportit të skijimit, Refik Jahja.
Sukseset dhe kontributi i tij në disiplinën e skijimit janë për t’u admiruar, prandaj kampioni i shumëfishtë, Refik Jahja, do të mbahet mend si një punëtor sportiv i devotshëm, i palodhur, duke na nderuar me arritjet e punës së tij.
Mbi të gjitha, Refik Jahjën do ta kujtojë opinioni i gjerë, si sportist këmbëngulës deri në sakrificë për arritjen e rezultateve kudo ku mori pjesë duke u shpërblyer me medalje, mirënjohje dhe çmime prestigjioze.
Me këtë rast i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Qoftë i përhershëm kujtimi për kampionin tonë, Refik Jahja.
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës
https://youtu.be/gnT7NGZ67xg