Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi i Greqisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo përmes një komunikate të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur vendimin e Parlamentit grek Ai tha se ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga ana e parlamentit helen bën që të hapet rruga euro-atlantike e Maqedonisë së Veriut.
“Shtetet e Bashkuara përshëndesin vendimin e Parlamentit grek për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Liderët e Greqisë demonstruan vizion, guxim dhe këmbëngulje në rrugën e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për çështjen e emrit, gjë që do të lejojë që Republika e Maqedonisë së Veriut të merr vendi e duhur në NATO dhe BE. Shtetet e Bashkuara përshëndesin këtë mundësi historike për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.