Ballina Top Lajm Kosovari që unifikoi gjuhën e shqiptarëve

Kosovari që unifikoi gjuhën e shqiptarëve

Nga Prof.Bardhyl Demiraj, (LMU München/RFGJ)

Profesor Idriz Ajeti mbush këtë vit plot 102 mote kur kundroi për të parën herë agun e mëngjesit në Medvegjë. Nuk i kanë mbetur më bashkëmoshatarë në këtë jetë, në mos sosh komilitonë shkolle a universiteti, që të kenë fiksuar në kujtesë datën kur i festonin ditëlindjet. Ndërkohë ish-studentë e ish-studentë të ish-studentëve të tij, të gjithë të zbardhur nga mos harreken e rropaten ende sot të qëmtojnë dëshmi bindëse, nëse ditëlindja e tij përkon zyrtarisht me ditën e sotme, shi më 27 janar 1917, apo do shtyrë me nja gjashtë muaj, bash më 26. qershor 1917. Sigurisht që ky pseudo problem, përpos dobisë së datimit të saktë biografik,së paku nuk i mballos kujt e sidomos Fjalorit Enciklopedik Shqiptar ndonjë të keqe shtesë, madje as që vjen e përqaset dot me atë zezonë të madhe kulturore-intelektuale për mbarë kombin shqiptar që nxisin dhe pleksin nata me natë Emilët tanë të periudhës së tranzicionit.

Janë bash këta Emilë që nuk u bën syri tërr e mëngojnë të dhunojnë deri edhe emrin e profesor Ajetit, duke e bërë bashkëautor pamfletesh gazetareske,thjesht e vetëm me epshin për të minuar në çdo hap e me çdo kusht nismën fan mirë të Këshillit Ndër akademik Shqipëri-Kosovë lidhur me mbarështimin në vazhdimësi të normës gjuhësore në shkrimin e shqipes, të cilën jemi mësuar ta lëçisim në kohën tonë më fort si Shqipja Standarde (me -d- në rrokjen fundore), duke u përgatitur”Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” dimërimin e përjetshëm në ndonjë pavion të Muzeut Kombëtar, ja ashtu si çdo relike materiale-shpirtërore e trashëgimisë së vyer kulturore të popullit shqiptar.

Asgjëmangut, në përvjetorë të kësaj natyre çdo kumtues është i detyruar t’i anashkalojë këtij bërllogu intelektual po-shqiptar në jetën e përditshme, duke u përqendruar kështu thjesht dhe vetëm në thurrjen e laudatio-sndaj Jubilarit dhe prurjeve të tij në kulturën mbarëshqiptare. Veçse në rastin tonë ky detyrim fatlum nuk e lehtëson assesi sendërtimin në letër të bardhë të dëshirës së madhe. Dhe arsyeja është e thjeshtë, thuajse triviale: Jubilari ynë ka mbushur ndërkohë një moshë biblike dhe penda e tij nuk ka reshtur së shkruari dekada me radhë. Por jo vetëm kaq:profesor Ajetin e kemi sot e gjithë ditën mes nesh e se kush ushqen dhe ushqehet me shpresën dhe dëshirën e mirë me përjetuar në vazhdimësi – qoftë edhe në formën e kumtit gojor e të bashkëbisedimit – përsiatjet e tij për çështje nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me shqipen.

Profesor Idriz Ajeti mbush këtë vit plot 102 mote kur kundroi për të parën herë agun e mëngjesit në Medvegjë. Nuk i kanë mbetur më bashkëmoshatarë në këtë jetë, në mos sosh komilitonë shkolle a universiteti, që të kenë fiksuar në kujtesë datën kur i festonin ditëlindjet. Ndërkohë ish-studentë e ish-studentë të ish-studentëve të tij, të gjithë të zbardhur nga mos harreken e rropaten ende sot të qëmtojnë dëshmi bindëse, nëse ditëlindja e tij përkon zyrtarisht me ditën e sotme, shi më 27 janar 1917, apo do shtyrë me nja gjashtë muaj, bash më 26. qershor 1917.

Sigurisht që ky pseudo problem, përpos dobisë së datimit të saktë biografik,së paku nuk i mballos kujt e sidomos Fjalorit Enciklopedik Shqiptar ndonjë të keqe shtesë, madje as që vjen e përqaset dot me atë zezonë të madhe kulturore-intelektuale për mbarë kombin shqiptar që nxisin dhe pleksin nata me natë Emilët tanë të periudhës së tranzicionit. Janë bash këta Emilë që nuk u bën syri tërr e mëngojnë të dhunojnë deri edhe emrin e profesor Ajetit, duke e bërë bashkëautor pamfletesh gazetareske,thjesht e vetëm me epshin për të minuar në çdo hap e me çdo kusht nismën fan mirë të Këshillit Ndër akademik Shqipëri-Kosovë lidhur me mbarështimin në vazhdimësi të normës gjuhësore në shkrimin e shqipes, të cilën jemi mësuar ta lëçisim në kohën tonë më fort si Shqipja Standarde (me -d- në rrokjen fundore), duke u përgatitur”Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” dimërimin e përjetshëm në ndonjë pavion të Muzeut Kombëtar, ja ashtu si çdo relike materiale-shpirtërore e trashëgimisë së vyer kulturore të popullit shqiptar.

Asgjëmangut, në përvjetorë të kësaj natyre çdo kumtues është i detyruar t’i anashkalojë këtij bërllogu intelektual po-shqiptar në jetën e përditshme, duke u përqendruar kështu thjesht dhe vetëm në thurrjen e laudatio-s ndaj Jubilarit dhe prurjeve të tij në kulturën mbarëshqiptare. Veçse në rastin tonë ky detyrim fatlum nuk e lehtëson assesi sendërtimin në letër të bardhë të dëshirës së madhe. Dhe arsyeja është e thjeshtë, thuajse triviale: Jubilari ynë ka mbushur ndërkohë një moshë biblike dhe penda e tij nuk ka reshtur së shkruari dekada me radhë. Por jo vetëm kaq:profesor Ajetin e kemi sot e gjithë ditën mes nesh e se kush ushqen dhe ushqehet me shpresën dhe dëshirën e mirë me përjetuar në vazhdimësi – qoftë edhe në formën e kumtit gojor e të bashkëbisedimit – përsiatjet e tij për çështje nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me shqipen.

Një opsion i dytë për mua si shkrues i këtyre radhëve do të ishte në fakt edhe të përmblidhja kujtimet e tim eti, Shaban Demirajt për profesor Ajetin, por edhe kjo temë nuk ezaurohet dot brenda hapësirës që i mundëson “Milosao” një shkrimi sado të spikatur. Të dy i ka lidhur një kolegjialitet dhe miqësi e sinqertë dhe e lashtë, andaj nuk është aspak çudi, përse emri i profesor Ajetit lakohej aq shpesh në familjen tonë, qysh në fillimet e viteve 70-të të shekullit të shkuar, kur im atë filloi të vizitonte rregullisht Kosovën e unë si adoleshent mezi e prisja të kthehej me ndonjë top basketbolli apo me çimçakiz akaramele e më pas, kur u “burrërova” – d.m.th. aty nga mosha 14 vjeç – edhe me cigare “Kent”, që ia vidhja tinëz nga çantat.

Por le të kthehem në temë: Vështirësitë që kisha në përzgjedhjen e njërit apo tjetrit opsion më detyrojnë tash të ndalem thukët në dy dhunti të karakterit human dhe profesional të profesor Ajetit, të cilat i kam fiksuar dikur qysh fëmijë prej kumte vetë tim eti, ndërsa sot më mbetet vetëm t’i përditësoj drejtpërdrejt ose tërthorazi qoftë me aktivitetin e tij shkencor, ashtu edhe me angazhimin e tij social në mbarështimin largvajtës të albanologjisë e të kulturës shqiptare në përgjithësi.

Ndër këto dy dhunti, e para nuk është aspak e vështirë sot për t’u diktuar, e për këtë mjafton të shfletojmë me lexim diagonal prurjet e derisotme të profesor Ajetit, të përmbledhura qoftë edhe pjesërisht në opusin e tij pesë vëllimësh si botim i veçantë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (Prishtinë 1997/8). Ky opus, sikurse shumë e shumë botime të tjera, të organizuara këso rastesh jubilare dëshmojnë qartë që në personin e profesor Ajetit gjëllin si dhunti e lindur etja për njohje të gjithanshme të shqipes. Rinia, shkolla, studimet universitare, sikurse e gjithë jeta e tij shkencore-akademike konfigurojnë së bashku atë sjellje thuajse instinktive në aktivitetin e tij intelektual që feks e tingëllon sot në sytë e veshët tanë pikërisht si etje e amshuar për njohje të thelluar të shqipes në të gjitha perspektivat e mundshme, ndër to:

– shqipja si gjuhë e gjallë e me larmi varietetesh bashkëkohore (:të folmet e Zarës dhe të Istries,të Krajës dhe të Shestanit, të zonëssë Preshevës etj.);
– shqipja në fazat e ndryshme të evolucionit të saj historik;

– shqipja në marrëdhëniet e saj me gjuhët fqinjë;
– kultura e shkrimit shqip në kohë e hapësirë (: shqipja e Kosovës në shek. XVIII-XIX etj.); e last but not least:

– shqipja bashkëkohore në fokusin e planifikimit gjuhësor përgjithë hapësirën kompakte shqipfolëse në Ballkan dhe diasporë.

Mjaftojnë këto prurje në gjithë këto fushame përsiatur mirëfilliatëndërlidhni përmasash të pazakonshme me gjuhën shqipe që përjeton profesor Ajeti edhe në këtë qindvjeçar të dytë të jetës së tij. Nuk gabojmë aspak, po të mëtojmë tash se Shqipja, e personifikuar në Zonjën Shqipe, është pas gjase Ora e tij personale, që i rri gjithherë pranë, e shoqëron,e mbrondhe e orienton në jetën e tij intelektuale.

Kështu i përcillja dikur si adoleshent fjalët e tim eti, që gjithmonë ngazëllehej, kur binte fjala për profesor Ajetin me Çetën e tij të Profetëve Gjuhëtarë të Kosovës, e thosh: “Or’ po, ata do na lënë prapa shpejt neve këtej. Jo për gjë, por…; se jo vetëm i kanë mundësitë, xhanëm (!), për literaturë…, por sikur…, ata sikur kanë lindur për gjuhëtarë.” E unë si fëmijë fantazoja, se si profesor Ajeti, kur kishte lindur dikur aty nga viti i largët 1917,kishte pranë si vejtore të fatit Orën Shqipe. Ora Shqipe i kishte diktuar orientimin në jetë, deri si të ecë e të vallëzojë virtualisht me të, kur dhe si të kombinojë hapat para e mbrapa e kur të kthehej djathtas, apo të rrotullohej majtas.

Pikërisht në këtë qerthull marrëdhëniesh virtuale me Orën Shqipe diktojmë edhe atë dhunti të dytë, në personin e profesor Ajetit. Ani, është kjo një dhunti,pas gjase po e lindur,por që arrijmë ta deduktojmë mirëfilli si të tillë, sidomos kur përqendrohemi në angazhimin e tij social, bash kur ngjërojmë ashtu mes rreshtash në shkrimet, qëndrimet dhe intervistat e tij ndaj planifikimit gjuhësor, përkatësisht njësimit të normës gjuhësore për shqipen e shkruar në gjithë hapësirën kompakte shqipfolëse në Ballkan.
Lejohem të kumtoj me këtë rast thjesht përvojën time personale, pikërisht mënyrën se si e kam përjetuar- ndonëse me shumë vonesë (!) – atë angazhim social të profesor Ajetit në shkrimet e tij përgjatë rrjedhës së procesit të normëzimit të variantit të shkruar të Zonjës Shqipe. S’kam përse e fsheh atë mbresë të thellë që më ka lënë njëri ndër artikujt e hershëm, në mos më i hershmi i botuar i profesor Ajetit në këtë fushë:

“A ka gjâ mâ punë n’ortografinë e shqipes?”(Përparimi, Prishtinë 1958, nr.7-8, f.471-476). E përcjellim rishtas këtë shkrim në opusin pesëvëllimësh të profesor Ajetit, duke e shoqëruar njëherësh me buzëqeshje të rastit si edhe me seriozitetin e duhur: a) me buzëqeshje të rastit, sa i përket formës aktuale, meqë shkrimi origjinal është përshtatur i tëri në variantin normativ letrar të Zonjës Shqipe, madje qysh në titull: “A ka më punë në ortografinë e shqipes” (“Vepra”, bl. 2, f. 203-7); sikurse b) me seriozitetin e duhur, sa i përket mesazhit të natyrës universale që emeton ky titull, sidomos në kohën tonë dhe në hapësirën tonë shqipfolëse, bash kur ish-nxënës të tij e shtrojnë sot rishtas këtë pyetje si imperativ i kohës.

Prashtu pa dashur të zgjatem, lejohem të shtoj pa drojë, se ngjërimi i këtij shkrimi të parë sikurse i çdo shkrimi, qëndrimi e interviste të mëvonshme që ka botuar e dhënë profesor Ajeti këta 6 dhjetëvjeçarë në vazhdim për çështje të normës gjuhësore, mësjell ndërmend kumtin e dikurshëm ngazëllyes të tim eti, të cilin ma përsëriste shpesh: “Që sot kemi një shqipe të njësuar, mor bir (!), këtë duhet t’ia dimë [për nder] Kosovës, e cila u sakrifikua përsëri për ne”- sakrifica e parë shoqëroi cungimin e dikurshëm të Shqipërisë – dhe i shkëlqenin gjithnjë sytë kur përmendte me këtë rast emrin e profesor Ajetit.

Unë i kisha a s’i kisha aty te 14-at atëherë,kur u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit në Tiranë (1972), dhe im atë ishte për mua si gjithnjë i vetmi person kontakti me botën, thënë më saktë qiellin e largët e të paarritshëm të Kosovës. Se kush ishte profesor Ajeti e çfarë rëndësie jetike kishte për ne kjo Shoqja Gjuhë me katër mbiemra: ,në fakt nuk arrija ta përtypja dot, por meqë i besoja tim eti në çdo fjalë që thosh, fillova ta dua edhe unë si i marrë profesorin tonë të nderuar, anipse nuk e kisha parë kurrë herë, as në fotografi.

Ja që kjo rrethanë më ndihmoi shumë,se fillova ta përfytyroja profesor Ajetin tamam si Prometheun mitik, duke i sjellëzjarrin, që vjen me thënë gjuhën letrare-kombëtare të njësuarshqipe vëllerzërve tanë në Kosovë, e ashtu me bark të çjerrë e me mushkëri të përgjakuragjëmonte sa tundej dheu: “S’ka mâ Shqypni, as Dhe t’ Arbnit, asmâGegni;ka vetëm Shqipëri, Arbëri e Gegëri!” Më vonë, filloi të më vinte vërtet shumë keq ta shihja profesor Ajetin ashtu të shqyer e të sakatosur, si mos o Zot!

Prandaj ndërrova mendje shpejt dhe e këmbevaPrometheun me Odinin, babazotin e mitologjisë nordike.Edhe ky zot babaxhan ishte, e po aq i etur për dije, mençurie sakrifica si profesor Ajeti;andajla pengfillimisht një sy, vetëm e vetëm që të pinte një kupë prej Burimit të Dijes që e ruante ZonjaMirmir, ndërsamëvonë, kur donte të mësonte edhe zanafillën e shkrimit runik, nuk e bëri më të gjatë, por u vetëvar për nëntë ditë e nëntë net me radhë në Pemën e nëntë Botëve(Yggdrasil). Ja që pas nëntë ditëve së ndenjuri varur e mësoi edhemisterin e gjuhës Runa e sipas mitologjisë nordike jet e gjëllin sot e gjithë ditën shëndoshë e mirë në qiellin e nëntë.

Për fatin tonë të madh, edhe profesor Ajeti, jo vetëm që e njeh dhe zotëron shqipen letrare, ase Standardin – siç po mësohemi ta mësojmë përmendësh këtë fjalë sot – por gëzon edhe shëndet të plotë, duke përjetuar me këmbë në tokë e mes nesh përvjetorët e tij biblikë. Veçse nuk është thjesht dhe vetëm etja për dije ajo dhunti e lindur që e nxiti profesor Ajetin të sakrifikohej për Runa-n shqipe. Vijmë kështu tek ajo dhunti e dytë, e lindur ashtu natyrshëm te shqiptari i thjeshtë i Medvegjës, i Kosovës dhe i Shqipërisë mbarë: dëshira me qenë gjithmonë bashkë, bash sipas motos “një komb – një gjuhë”.